Loredana i bën konfuzë të gjithë, flitet se është në lidhje me Zunën por publikon foton e Mozzik dhe…
Loredana ka nxitur thashethemet se është në një lidhje me reperin gjerman Zunën. Madje mbrëmjen e së enjtes, dy reperët sollën bashkëpunimin e tyre së bashku “Du bist mein”.
Por menjëherë pas publikimit të këngës, Loredana i ka bërë konfuzë të gjithë.
Ajo postoi në InstaStory një foto të ish bashkëshortit të saj Mozzik dhe vajzës së tyre Hanës të realizuar në orën 01:01.
Ndërsa imazhin e shoqëroi me një emoji zemër të vendosur mes Hanës dhe reperit.
Loredana i bëri padyshim të gjithë lëmsh në këto moment. Nuk dihet nëse është Zuna në jetën e saj apo është rikthyer me Mozzik.
Megjithatë reperja e ka deklaruar se gjithmonë do ta dojë ish bashkëshortin e saj duke thënë se i ka dhënë dhuratën më të bukur Hanën.
Megjithatë Mozzik është treguar gjithmonë i ashpër me të. Pavarësisht fotove që publikon herë pas here Loredana, ai asnjëherë nuk ka reaguar.