Loredana e kaloi natën me të dashurin e ri?

Pas ndarjes nga Mozzik, në media ka qarkulluar se Loredana ka nisur një lidhej të re dashurie me reperin, KMN Zuma.

Dyshja shpesh kanë nxitur thashethemet edhe me postimet në rrjetet sociale ku janë parë në të njëjtin ambient.

Loredana-2

E njëjtë ka ndodhur edhe mbrëmjen e kaluar. Një ditë pas festës së të dashuruarve Shën Valentini, Loredana është argëtuat në një nga klubet e natës në Gjermani.

Por, artistja e njohur shqiptare, këtë natë përveç shoqërisë është argëtuar edhe me reperin turk, i cili në disa fotografi të publikuar është parë në të njëjtin vend, madje bashkë me Loredanën.

Loredana-3

Ndonëse dyshja kanë zgjedhur të heshtin karshi thashethemeve, tashmë daljet e tyre janë bërë të shpeshta, dhe se raporti i tyre është më shumë se miqësor.