Loredana bën paqe me çiftin zvicerian që e akuzuan për vjedhje

Loredana ka qenë plot me të reja ditët e fundit, megjithatë me postimin e fundit në Instagram tregon tregon një zhvillim të rëndësishëm që ka ndodhur në një prej çështjeve më të diskutuara ku ka qenë protagoniste (për keq). Ajo ka hedhur një foto nga një komunikim me video me Petra Valais, ku shihen duke përshëndetur njëra-tjetrën dhe duke buzëqeshur.

View this post on Instagram

01.09.2020 ✌️

A post shared by Loredana (@loredana) on

Bashkangjitur me postimin reperja ka shkruar datën 01.09.2020, gjë që ndoshta do të thotë se paqja mes saj dhe çiftit zvicerian, që e kishin akuzuar për mashtrim dhe zhvatje, është vënë në 1 shtator. Në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video, ku duken së bashku Loredana dhe Petra në një restorant, takim ky që i ka shërbyer për të mbyllur çështjen.

Rikujtojmë pak historinë për ju që e keni harruar. Vitin e shkuar Petra dhe bashkëshorti i saj pretenduan se Loredana i kishte zhvatur 700,00 franga. Ata thanë se 24-vjeçarja është shtirur si “Anna Landmann”, vajza e avokatit të njohur të Zyrihut, Valentin Landmann. Çështja mori menjëherë vëmendje sapo u bë publike, teksa Loredana dhe familja e saj u morën në pyetje nga autoritetet dhe shtëpia e artistes u bastis nga policia. Po ashtu llogaria saj bankare u bllokua.

Ngjarjet u ndoqën nga një konferencë për shtyp në Prishtinë, më saktësisht në maj të 2019, ku Loredana e shoqëruar nga bashkëshorti i saj në atë kohë, Mozzik, dhe avokatët, foli për këtë gjithcka kishte ndodhur. Ndër të tjera reperja u shpreh:“Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka kërcënim, as ka qenë mashtrim.”

Zvicerianët gjithsesi kanë folur herë pas here për në media për këtë rast, madje në fillim të korrikut kanë dhënë një intervistë për “20 Miuten”, ku treguan se ndodheshin në gjendje shumë të keqe ekonomike, pikërisht për shkak të Loredanës. Deklarata e tyre nisi edhe një fushatë, jo shumë të përhapur, kundër reperes, me hashtagun #BoycottLoredana (Bojkoto Loredanën).

Gjithsesi tani duekt se cdo gjë ka përfunduar në mëyrën që duhet dhe palët janë në paqe. Detajet ende nuk dihen, por ndoshta për to duhet të presim ditët në vazhdim.

/News31