Londra në një video! Fabula e Alketa Vejsiut godet!

E ndjekim cdo të hënë në spektaklin e kërcimit Dance Albania në Tv Klan, por ndërkohë Alketa nuk lë pas as sipërmarrjet e saj si bizneswoman.

Së fundi në Londër, moderatorja e njohur ka realizuar edhe fushatën e fundit të linjës së saj sportive, që mban inicialet e prezantueses, AV. Një fushatë që nxjerr në pah elementet më identifikues londinez që nga kabinat telefonike, tek urat etj.

Dhe duket se “feeling-u” i Alketës me kryeqytetin britanikun, është vërtet mjaft i madh. Vizitat e saj në Londër prej dy vitesh janë të shpeshta, pasi atje studion dhe jeton e bija bukuroshe e Vejsiut, Nicole.

Alketa është gjithashtu edhe nënë e një djali të pagëzuar me emrin Lionel, të cilin është munduar ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Bordo