
London është rritur shumë dhe kënaqësitë më të mëdha i provon me Lorin: Çdo ditë me tezen është…
London është rritur shumë tashmë dhe këtë na e ka treguar teze Lori me postimin e fundit në rrjetet sociale.
Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ ka publikuar një foto me nipin e saj, i cili duket se momentet më argëtuese i kalon me të.
“Çdo ditë është ditë hileqare me tezen”, ka shkruar Hoxha krah fotos ku duket se po ushqen London dhe po shijojnë bashkë të gjitha ushqimet e shijshme që nuk mund t’i konsumojnë në ditët e tjera.
Me siguri London e shijon maksimalisht qëndrimin me teze Lorin, e cila e përkëdhel maksimalisht duke i plotësuar çdo dëshirë./revistawho.com