Lolita në pritje të fëmijës së parë me këngëtarin e njohur

Lolita-2

Vetëm pak muaj më parë vokalisti i njohur i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka i dha fund beqarisë, ndërkohë që është në pritje të fëmijës së parë. Ai dhe e partnerja e tij Lolita Begolli u martuan në prani të familjarëve, miqve e shumë personazheve të famshëm këtë verë. Ishte vetë Besniku, i cili në dasmën e moderatorit Labinot Gashi-Labi njoftoi miqtë se së shpejti do të bëhet baba. Nga ana tjetër gruaja e tij Lolita ka konfirmuar se është shtatzënë përmes një fotografie që ka postuar në Instagram. “Duke u bërë nënë”, ishte mbishkrimi që ka lënë Lolita sipër fotos.