Lojrat Olimpike shtyhen për në vitin 2021
Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” do të zhvillohen vitin e ardhshën. Pas rezistencës së gjatë edhe organizatorët japonezë janë dorëzuar përballë rezikut të Coronavirus. Sipas televizionit publik japonez “NHK”, vetë kryeministri Shinzo Abe ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e turneut më të rëndësishëm të sportit botëror.
Kryeministri japonez ia ka komunikuar këtë këresë presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach gjatë video-konfernecës me zyrtarët e tjerë të lartë. Në përfundim të saj, Abe ka bërë të ditur se edhe Komiteti Olimpik ishte dakord 100% me këtë kërkesë të Japonisë. Në këtë pikë pritet vetëm njofrimi zyrtar.