LLOGARITË/ Interi e ka malore në Champions, ja si kualifikohen më tej zikaltërit
Është situata më e ndërlikuar dhe me siguri, rruga më malore mes skuadrave italiane. Në ndeshjet e vajtjes së grupit në Champions Interi ka grumbulluar vetëm dy pikë: e ndalur në barazim si kundër Borusia Mynshengladbah (2-2 në “San Siro” në ndeshjen e inaugurimit) po ashtu edhe kundër Shahtjor Donjeckut (0-0 në Ukrainë), përpara humbjes me rezultatin 3-2 në “Valdebebas” kundër Realit të Madridit në përballjen përpara pauzës së kombëtareve.
E kotë të nënvizohet që në duelin direkt kundër “Galaktikëve” në “San Siro” zikaltrit do të luajnë një pjesë të madhe të kualifikimit: një humbje do të nënkuptonte mundësinë për të kaluar fazën, ndërsa një fitore hipotetike do të ndërlikonte skenarët e grupit. Edhe pse Gladbah, pas barazimit në Itali, ka grumbulluar një tjetër pikë kundër Realit e më pas mposhti Shahtjorin në transfertë.
Aktualisht drejton grupin me 5 pikë, një më shumë se spanjollët dhe ukrainasit, këta të fundit protagonistë të një suksesi befasues në fushën e madrilenëve. Duke fituar tri ndeshjet e fundit, Interi do të siguronte kualifikimin, por mund të mjaftojnë edhe dy fitore në prani të barazimeve të njëkohshme në ndeshjet e kundërshtarëve ose në rast të pikëve të plota (për shembull nëse zikaltrit mposhtin gjermanët dhe Shahjorin, ndërsa Reali i fiton të tria ndeshjet).
Për momentin kombinimet për t’u kualifikuar janë vërtet shumë dhe është e parakohshme të bëhen kombinime. Mund të ekzistojë edhe një skenar ku në finish do të arrinin tri skuadra me nga 9 pikë dhe në këtë rast do të shikoheshin përballjet direkte dhe diferenca e golave.
PANORAMASPORT.AL