Llogarite e ndeshjeve/ Sa pikë na duhen për Evropian dhe sa për vendin e parë në grup
Shqiperia jo vetëm është në prag të kualifikimit për në Evropianin Gjermani 2024 por ajo ka pranë edhe vendin e parë në grup duke lënë kështu pas edhe Poloninë edhe Çekinë. Po të shohësht tabelën e poshtme me ndeshjet e mbetura kombëtarja jonë do të udhëtojë një muaj më pas drejt Moldavisë në 17 nëntor dhe do të presë në Tiranë Ishujt Faroe 3 ditë më pas. në këto dy ndeshje i mjafton vetëm një pikë. Pra ndonëse ne nuk luajmë në raundin tjetër në 15 tetor kur kundërshtarët tanë direktë Polonia dhe Çekia kanë mundësi të marrin nga tre pikë ne do të jemi sërish të parët e grupit, me golaverazhin më të mirë me më shumë gola të shënuar dhe me më pak të pësuar.
Në nëntor kur ne udhëtojmë djet Kishinaut për tu ndeshur me Moldavinë Polonia dhe Çekia neutralizojnë njëra tjetrën. Pra dhe nëse humbim ndaj moldavëve sërish jo vetëm i kemi të mëdha shpresat për kualifikim me Ishujt Faroe në Tiranë por mund të ruajmë dhe vendin e parë në grup, gjë që do të përbënte një rekord historik për kombëtaren shqiptare.