Llogaria në Instagram e Papës bëri “like” foton e modeles braziliane, Vatikani nis hetimet

Vatikani ka nisur hetimet e brendshme disa ditë pasi u zbulua se llogaria në Instagram e Papës i kishte bërë “like” një fotoje provokuese të modeles braziliane, Natalia Garibotto, lajm që u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat e të gjithë botës.

Raportohet se zyrtarë nga Selia e Shenjtë janë shprehur se kanë nisur hetimet për këtë ngjarje dhe duan të kuptojnë si ka ndodhur dicka e tillë. Ndërsa burime pranë zyrës së shtypit të Vatikanit, thanë për “Agjencinë Katolike të Lajmeve” se llogaritë e Papës në rrjetet sociale “menaxhohen nga një ekip punonjësish”dhe se hetimi mbi rastin tani është në proces.

Kujtojmë se “like”-u i Atit të Shenjtë në postimin e modeles u bë publik nga vetë ajo, e cila e ka treguar në një postim në Twitter, shoqëruar me fjalët ““Të paktën do shkoj në parajsë”.

Llogaria zyrtare e Papës në Instagram është nën emrin Franciscus dhe ka 7.4 milionë ndjekës nga e gjithë bota, ndërkohë ende nuk ka një reagim nga vetë Papa për këtë çështje.

/News31

Burimi: Il Post