Llaqi Nako kundër lidhjes së Albit me Alba Hoxhën: Nusen e djalit nuk e dua balerinë
Llaqi Nako ka qenë një të ftuarit specialë të mbrëmjes së sotme ne emisionin për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’ në ekranin e ‘Tv Klan’. Profesori i njohur i baletit ka dhënë një intervistë tepër të këndshme përballë pyetjeve të fëmijëve të cilët kanë dashur të zbulojnë më shumë për marrëdhënien e tij me të birin, koreografin, Albi Nako.
Duke ju përgjigjur pyetjeve të ndryshme, Llaqi ka zbuluar një histori e cila e ka lënë një javë të tërë pa ngrënë. Ai ka treguar se gjatë një momenti në shtëpi kur kërkonte qetësi, Albi dhe Alba, dy fëmijët e tij po bënin shumë zhurmë.
Pasi ata nuk e kishin dëgjuar të atin teksa i thërriste disa herë, Nako i ka gjuajtur të birit me shkelm aq fort saqë ai është përplasur tek dera. Pas këtij momenti, Albi i është drejtuar të atit duke i thënë: “Ah mor babi sa më ke vrarë”.
Kjo përgjigje e djalit ka bërë që profesori mos të hajë për një javë ushqim, duke qenë i penduar shumë për veprimin e tij. Përveç këtij detaji, ai shtoi se nusen e Albit nuk do e dëshironte të ishte me profesion balerinë. Nako u shpreh se zgjedhja përfundimtare i takon djalit të tij, por nëse ai do e pyeste, ky ishte mendimi të cilin nuk nguroi ta bëjë publik, shkruan Who. Kujtojmë se Albi është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për një lidhje të mundshme me balerinën, Alba Hoxha, megjithatë vetë ata e kanë mohuar këtë lajm.