Llabani: Elsa Lila mbante kasafortën me para, s’ka marrë pjesë vetë në transportin e drogës

Gazetarja e MCN TV Anduena Llabani ka treguar të tjera detaje lidhur me rolin e këngëtares Elsa Lila në grupin e strukturuar kriminal që merrej me trafik droge. Duke folur për MCN Live Llabani u shpreh se Lila ka pasur një kasafortë ku mbante dokumente dhe paratë që xhiroheshin nga trafiku i drogës, por nuk ka marrë vetë në transportin e narkotikëve.

Bëhet fjalë për 7 shqiptarë dhe dy italianë. Elsa Lila thjesht ka pasur një kasafortë, disa dokumente ku mbante paratë që xhiroheshin nga grupi kriminal. Ajo i ofronte strehim Bocit kreut të grupit për t’i shpëtuar kontrollit hetimor. Ajo nuk merrte pjesë në operacione e transportit të drogës, magazinimit të drogës, por shfaqej në kontabilitet. Në dosje thuhet se Elsa Lila shfaqej me djallëzi dinake ku këshillonte Bocin të korruptojë forcat e rendit për t’i shpëtuar kontrollit. Emri i këngëtares është evidentuar në vitin 2019. Duhet parë lidhja e Elsa Lilës, me Arindin, boksierin. Elsa Lila ka qenë njeri i besuar që të mbante para në shtëpinë e saj? Apo fama ia ka dhënë këtë si mburojë? Akuza është e rëndë sepse duke qenë grup i strukturuar kriminal…”

Te organet ligjzbatuese në Shqipëri nuk ka mbërritur asnjë dokument, asnjë material në lidhje me këtë hetim. Ky hetim ka nisur në Itali dhe vijon të mbetet aty. Operacioni sapo ka nisur dhe nuk mendohet që numri i personave në hetim të mbyllet me 9. Nuk duket që Elsa Lila të ketë veprimtari në Shqipëri. Prej kohësh Elsa Lila ishte zhdukur nga skenat shqiptare. Ne kemi edhe një ish-boksier që ka qenë prezent dhe aktiv në këtë grup”.