Liverpool kampion pas 30 vjetësh: City rrëzohet në Londër

Tani aritmetika gjithashtu e bën zyrtare: Liverpool është kampion i Anglisë. Liverpool arrin fronin e Premier League shtatë ditë përpara përfundimit të kampionatit, madje pa zbritur as fushë: fitorja 2-1 e Chelsea ndaj Manchester City në mënyrë aritmetike ua jep titullin Redsave, duke pasur parasysh 23 pikët e avantazhit ndaj Citizens.

Rezultati i Stamford Bridge është i çmuar, natyrisht, edhe për Lampard të Bluve, të cilët konfirmojnë vendin e katërt dhe zgjasin deri në +5 diferencën nga ndjekësit Manchester Utd dhe Wolverhampton.

Më në fund pas 30 vitesh pritje vjen kështu nata e madhe e Të Kuqve të cilët ngjiten në fron në një vit dhe në kushte disi të veçanta për shkak të Covid-19. Gjithsesi për herë të parë që nga viti 1990, Liverpool ulet sërish në fronin e futbollit anglez.