LISTA E TIRANËS/ Revolucion te bardheblutë! 50% e skuadrës së titullit nuk janë më, ja emrat e sezonit të ri te kampionët e Shqipërisë

Merkato e verës përfundoi mbrëmjen e djeshme me skuadrat që kanë mundur që të përforcojnë kontigjentin me kualitet dhe cilësi në këtë sezon të ri futbollistik që ka startuar.

Tirana ka larguar 50% të skuadrës së titullit kampion, si Erion Hoxhallari, Ëngjëll Hoti, Ardit Toli, Andri Stafa, Mario Beshiraj, Gentian Muça, Majkëll Ngo, Enes Kuka, Enur Totre, Marlind Nuriu, Dejvid De Silva dhe Taulant Seferi.

Teksa kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë kryer në total 10 goditje në merkato: Albano Aleksi, Florent Hasani, Ardit Hila, Besir Iseni, Lukman Husein, Sherif Kallaku, Patrik Robson Monteiro, Elvi Berisha, Ardit Deliu dhe Bruno Lulaj.

LISTA E PLOTË E LOJTARËVE TË FEDERUAR TË TIRANËS

LISTA E LOJTARËVE TË AFRUAR DHE LARGUAR

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL