Lisa Kudrow së shpejti në një tjetër film komedi
Ylli i serialit “Friends”, Lisa Kudrow është një nga emrat e parë të njohur publikisht që është pjesë e komedisë muzikore të Disney “Better Nate Than Ever”.
Filmi do të drejtohet nga Marc Platt, i cili më parë ka luajtur në filmat “La La Land”, “Mary Poppins Returns” dhe “Cruella”.
Shkrimtari ‘Tim Federle’ do të adaptojë dhe drejtojë një film familjar bazuar në romanin e tij rreth 13-vjeçarit Pittsburger Nate Foster, i cili, me mikun e tij më të mirë Libby, del përpara në një audicion të madh muzikor në New York pasi nuk u pranua për një shfaqje në shkollë.
Një takim rastësor me tezen Heidi të humbur prej kohësh të Nate, e luajtur nga Kudrow, përmbys aventurën e tij dhe rezulton se ata mund të kenë nevojë për njëri-tjetrin për të bërë ëndrrat e tyre realitet.
Xhirimet janë duke u zhvilluar aktualisht në Nju Jork dhe kastet për Nate dhe Libby filluan në fillim të këtij viti dhe aktualisht janë në fazat e fundit.
Kujtojmë se Kudrow u shfaq së fundmi në rikthimin e “Friends”, pasi kishte luajtur më parë në serialin “Housebroken” të Fox dhe sezonin e dytë të “Feel Good” të Netflix dhe do të jetë pjesë e formacionit “Boss Baby 2”.