“Lironi krevatet”, zbulohet mesazhi i mjekut që vrau qëllimisht pacientët me Covid, çfarë u kërkonte kolegëve
Një ngjarje e rëndë u shënua në muajin mars në një spital të Brescia të Italisë, ku shefi i urgjencës është akuzuar se ka injektuar ilaçe me efekte vdekjeprurëse tek pacientët me koronavirus me qëllim që ata të vdisnin dhe të liroheshin krevatet.
“Lironi shtretër për pacientët e tjerë”, është një nga mesazhet në WhatsApp që shefi Carlo Mosca ka dërguar me një infermiere dhe një tjetër koleg.
“Unë nuk do e bëj këtë, kjo është çmenduri. Unë nuk do t’i vras pacientët vetëm se ai kërkon të lirojë shtretërit”, përgjigjet kolegu për vendimin e mjekut për t’i injektuar pacientëve dy ilaçe që përdoren para intubimit.
Carlo Mosca ishte shefi i përkohshëm i Departamentit të Emergjencave të Montichiari, i cili ndodhet tani në arrest shtëpie. Ai akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e dy pacientëve, njëri 61 vjeç dhe tjetri 80 vjeç, gjatë muajit mars, kur pandemia ishte në kulmin e saj.