
Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi!
Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi është liruar nga burgu.
Vendimi për lirimin e tij u mor këtë të martë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Ish-drejtori i RTSH-së u dënua me 1 vit e 4 vit burg për shpërdorim detyre, por GJKKO pranoi kërkesën e avokatit të tij për lirim nga burgu për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit.
Kujtojmë që një tender me vlerë rreth 87 milionë lekë për hapjen e kanalit RTSH Agro çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH. Ndërkohë çështja nga tij do të zhvillohet në Apel.
Bordo