Lira Gjika tregon si ia rrëmbyen dhe tentuan të përdhunonin të bijën
Në emisioni “A Show” mbrëmjen e sotme është komentuar ngjarja e rëndë e Kavajës, ku 8 djem shantazhuan dhe përdhunuan një vajzë 13 vjeçare. Pediatrja Lira Gjika shprehet se në këtë histori nuk ka fajtorë. Sipas saj, edhe vajza edhe djemtë janë viktima. Pediatrja rrëfeu në studio se kishte kaluar një histori të ngjashme. Ajo tha se në vitin 1997, kishin rrëmbyer dhe kishin tentuar t’i përdhunonin të bijën.
Lira Gjika: Historia sa ka nisur ajo vajza është nën kërcënim. Familja e saj, nëna e saj është e linçuar, e etiketuar. Mos harro që është një qytet i vogël maskilist. Duhet të ndërhyhet me profesionalizëm. Të marrin të shpëtojnë vajzën se ndjehet e pisët, e frikshme.
Adi Krasta: Duket sikur ke përjetuar një situatë të ngjashme…
Lira Gjika: Po edhe mua kanë tentuar të ma rrëmbejnë e përdhunojnë vajzën në 1997. E kanë rrëmbyer, por dikush ishte aty dhe e shpëtoi. E di mirë çdo të thotë kjo histori për atë familje dhe për atë vajzë./E.L