“Lingo Lingo”, Marina Vjollca dhe Visjan Ukcenaj tërheqin vëmendjen e “Ovas”
“Yedinci Kogustaki Mucize” ose në shqip “Mrekullia në qelinë e 7”, është një prodhim turk për të cilin po flasin të gjithë kohët e fundit.
Aktorja më e talentuar në moshë të vogël në Turqi, e cila luan rolin protagonist të Ovas, Nisa Sofiya Aksongu, ka publikuar një pjesë skeçi nga “Klanifornia”, ku përmendet filmi i famshëm.
Vogëlushja nuk ka harruar t’i bëjë tag Marina Vjollcës dhe Visjan Ukcenaj, duke treguar kështu se i njeh dy personazhet. Me sa duket jehona që ky film ka bërë në vendin tonë i ka rënë në sy edhe aktorëve në Turqi.