Lindita Theodhori zihet në befasi, përlotet nga mesazhi surprizë i djalit të saj
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Lindita Theodhori ka qenë pasditen e sotme e ftuar në emisionin e së dielës në ekranin e ‘Top Channel’. Teksa ka rrëfyer plot detaje nga karriera e saj artistike, gazetari Ervin Kurti ishte kujdesur ta surprizonte me anë të një mesazhi special nga djali i saj, i cili jeton në Londër.
Në një lidhje direkte në ‘Skype’, djali i ka dedikuar Linditës fjalët më të ndjera duke i treguar se sa shumë e do atë dhe babin. Ai ka treguar se kanë një raport shumë të ngushtë dhe miqësor me njëri-tjetrin. Ky moment e ka emocionuar dhe përlotur Linditën, e cila i falenderoi të gjithë për këtë surprizë./revistawho.com