Lindita kap për fyti Oltin, mes lotësh në gjendje të rënduar largohet nga studio (Fotot)

Debati mes Çimit dhe Linditës solli përfshirjen edhe të pjesës tjetër të konkurrentëve.

Olti, një nga personat që ka dalë me Linditën e ka akuzuar se ajo ka përdorur të gjithë djemtë me të cilët ka dalë.

Kjo ka sjellë revoltimin e saj, e cila është çuar nga karrigia dhe ka kapur nga fyti për pak sekonda Oltin.

Më pas e ka ofenduar për fjalët e thëna dhe është larguar nga studio në gjendje të rënduar psikologjike dhe me lot në sy.

Top Channel