Lindita Halimi nis pushimet në bregdetin shqiptar, tregon linjat seksi e veshur me bikini (Foto)
Lindita Halimi prej vitesh jeton në SHBA, aty ku ka krijuar edhe familjen me bashkëshortin, Davon Edwards, dhe me vajzën e saj, Kaimana. Këngëtarja shqiptare është mjaft aktive në Instagram, ku ndan foto nga përditshmëria.
Ditën e djeshme, artistja ka zbuluar se pushimet verore këtë vit ka zgjedhur t’i kalojë në Shqipëri. Lindita publikoi në Instagram një foto nga bregdeti i Durrësit, në të cilën shihet duke pozuar me bikini. Si rezultat i kujdesit në të ngrënë dhe ushtrimeve fizike të përditshme, Halimi i la të gjithë ndjekësit pa fjalë me trupin e tonifikuar e plot muskuj.
Këngëtarja kishte veshur bikini shumëngjyrëshe, flokët kaçurrela i kishte lënë të lëshuara dhe kishte bërë make up për të plotësuar pamjen e saj. Në sfond duken dy pushues që kthejnë kokën pas për shkak të linjave seksi të Linditës.
Pak muaj më parë, Halimi i sqaroi të gjithë ndjekësit online që e ngatërronin me një latine, se është shqiptare.
“Unë nuk jam latine! Unë jam shqiptare! Jam e kënaqur, sepse i dua shumë latinët e mi dhe sinqerisht të gjithë, por për t’ju përgjigjur gjithë mesazheve, unë jam shqiptare krenare nga Kosova,”– shkroi ajo në postim.