Lindita e ‘PërPuthen+40’ ‘kapet mat’ me Atdheun (FOTO)
Që pas mbarimit të programit “Përputhen” për të rinjtë, në sezonin e parë, Atdheu i cili doli cift nga emisioni me Sara Malaj, po shihet shumë shpesh në studiot e Top Channel.
Çfarë e mban të lidhur Atdheun me ekranin e Top channel, tani pas mbarimit të programit?
Shumë nga ndjékësit e emisionit aludojnë se mes Atdheut dhe moderatorës së programit Bora Zemani po lind diçka.
Atdheu shpesh herë ka shprehur pëlqimin e tij për Borën, e në fakt duhet pranuar fakti se për Borën janë shprehur pëlqime nga pothuajse të gjithë ish-konkurrentet e përputhen e madje edhe zotërinjtë e “PërPuthen +40”.
Të ndalemi pak tek konkurrentet e +40, pikërisht Lindita, zonja 40-vjecare e cila ende nuk ka një ndjenjë të saktë për ndonjërin nga zotërinjtë e programit.
Ajo fotografohet në prapaskenat e “PërPuthen”, ulur mbi prehrin e Atdheut.
Në fakt kjo nuk është diçka për tu habitur, pasi Lindita njihet për karakterin e saj “lozonjar” e sidomos kundrejt meshkujve.
Fotoja nuk është pritur mirë nga ndjékësit dhe fansat e këtij programi, pasi ato nuk e pëlqejnë faktin që mes tyre mund të ketë një flirt, kjo duke ditur natyrën flirtuese të Linditën me pothuajse çdo mashkull të porgramit.