“Linde në kohën kur Kosova nuk ishte ende shtëpia jonë”- Hashim Thaçi uron djalin për 21-vjetorin e lindjes
Djali i Hashim Thaçit feston 21 vjetorin e lindjes në kohë koronavirusi. Dhe presidenti i Kosovës uroi Endritin duke thënë se është shumë i lumtur që këtë vit do e festojnë të gjithë në shtëpi ndonëse djali i tij do kishte dëshirë të dilte me shoqërinë.
Thaçi u shpreh se Endrit lindi në një periudhë kur të gjithë ishin larg njëri-tjetrit dhe Kosova ende nuk ishte e lirë dhe sot do të kujtojnë këtë periudhë.
“Urime ditëlindjen e 21-të, Endriti ynë i dashur! Ndoshta ke pasur dëshirë ta takosh shoqërinë, por Lumja e unë jemi të gëzuar që edhe këtë vit jemi të gjithë në shtëpi për t’i rikujtuar çastet kur ke lindur, kur ishim larg njëri-tjetrit në prillin e vitit 1999 dhe kur Kosova nuk ishte ende shtëpia jonë e lirë. HTH #RriNshpi,”- shkroi Presidenti kosovar.