Linda Rei sfidon Silvana Bushatin, si ia plasën në fytyrë njëra-tjetrës

Linda Rei, e ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, ironizoi zv.Presidenten e Akademisë Konservatore duke i thënë se imazhi i burrit i duhet për t’ia blerë varëset e floririt.

Kjo ngjalli debat në lidhje me origjinalitetin dhe Linda Rei sfidoi Silvana Bushatin duke hequr qeprikët false. Kjo e fundit nuk e pranoi sfidën, por theksoi që i përdori për estetikë televizioni dhe është shumë origjinale.

Pjesë nga biseda në studio: 

Linda Rei: Sa nëna ka që nuk kanë burrin?

Silvana Bushati: Po por imazhin e babait e ka.

Linda Rei: Ku e ka? Atë që ndërron cdo natë për të blerë varësen e floririt. Cfarë lidhje ka?

Silvana Bushati: Nëna ka për detyrë të rrisë fëmijën, imazhin e babait e ka gjithë jetën.

Linda Rei: Cfarë punon kjo?

Artur Zheji: Është zv. Presidente e Akademisë Konservatore. 

Linda Rei: Dhe sa merr në muaj kjo që e ka varësen sa është krahu im?

Silvana Bushati: Cfarë lidhje ka kjo?

Linda Rei: Po kjo është frika jote se ke frikë se nuk ta blen më varësen ty. 

Silvana Bushati: Dëgjo, kam aq Fakultete sa këtë varëse e blej një herë në dy muaj. 

Linda Rei: Fakultetet e tua nuk funksionojnë mirë meqë je aq e irrituar me trurin? 

Silvana Bushati: Punën mund ta bëj vet, ndërsa ti operacionet plastike nuk i ke bërë vetë por ti ka bërë dikush tjetër. Unë i bëj vetë.

Linda Rei: Po ty flokët kush ti ka bërë? 

Silvana Bushati: Vetë i kam, të miat i kam. Asgjë nuk kam të bërë dhe false. 

Linda Rei: Hiqi pak ato qerpikët.

Silvana Bushati: Kjo është për estetikë televizive. Kur dal nga këtu, unë kam qerpikë. Ti nuk i ke për emision. 

Linda Rei: Estetikë televizive? Hajde, po ta bëj si sfidë (heq qerpikët), bëje.

Silvana Bushati: Nuk e bëj se nuk kam përse ta bëj. Unë jam vetvetja.

Linda Rei: Vetja pra, hiqi ato gjërat false.  

Silvana Bushati: Nuk kam përse ti heq, unë heq qerpikët por nuk kam asgjë tjetër false. Pra jam një femër 1.95 dhe super origjinale dhe mund të jem një nënë shumë e mirë nesër.