Linda Rei ndahet nga i fejuari, gjen të dashur tjetër sa hap e mbyll sytë

Modelja Linda Rei, e cila u bë e njohur në Shqipëri pas rrëfimit të historisë së jetës dhe pjesëmarrjes në “Dane with me” papritur i ka dhënë fund fejesës nga një djalë simpatik, me emrin Massimo. Partneri që e shoqëroi në Tiranë ishte prezantuar me familjen e saj, ndërkohë që Linda shpesh ishte pjesë e drekave apo darkave familjare të tij. Nuk dihet ekzaktësisht çfarë ndodhi që ata i dhanë fund në diku nga mesi i janarit, por dyshohet se arsyeja mund të jetë xhelozia. Massimo, tashmë ka fshirë fotot me Lindën dhe ka kthyer statusin single në facebook, ndërsa Linda mesa duket e ka hedhur pas shpine sa hap e mbyll sytë atë histori. Ajo tashmë ka nisur të shoqërohet me një tjetër djalë, që mendohet të jetë i dashuri. Story.al ju sjell fotot e Linda Reit me mikun e saj të ri.