Linda Jarani: Romantike apo aventuriere? Ndonjëherë dashuria më duket…

Si karakter femëror të kanë krahasuar me piktoren Frida Kahlo. Është ajo ikona që të frymëzon?
Kam lexuar për analizat e pikturave të Frida Kahlos, kam parë dhe filmin mbi jetën e saj. Por për nga ana estetike në pamjen time nuk kam asnjë ikonë. Thjesht natyra ndoshta më ka dhënë një fije ngjashmërie me të.
Nëse do të duhej të zgjidhje, jetën e cilës artiste të famshme do të doje të jetoje?
Unë kam zgjedhur të jetoj në mënyrën time. Nuk do të doja të kem mënyrën e jetesës njësoj me dikë tjetër, përndryshe nuk do të ishim të ndryshëm.
Fama që ke marrë tek “O sa mirë” mendon se do të të eklipsojë projektet e rradhës?
Nuk po e ndjej ende këtë…
Në dashuri je romantike e pandreqshme apo aventuriere që thyen zemra djemsh?
Ndonjëherë dashuria më duket më e gjatë se jeta…