Linda Halimi nxjerr sekretet e shtratit: E pranoj ndjehem më seksi pasi linda fëmijën
Përpara pak javësh Linda Halimi solli në jetë vajzën e saj të parë, të cilën e pagëzoi me emrin Kaimana. Këngëtarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, duke qenë se shtatzëninë e mbajti të fshehtë deri në momentin e lindjes. Megjithatë gjatë kësaj kohe ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale momente të ndryshme nga përditshmëria me vogëlushen e saj. Madje siç duket Linda nuk ndahet për asnjë çast nga Kaimana, sepse ka vendosur që ta marrë me vete në çdo vend. Ajo ka treguar se ka nisur të punojë sërish në studio muzikore për projekte të reja dhe pranë saj gjendet edhe e vogla. Linda ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet me kufje duke regjistruar dhe mbajtur në krahë vajzën. “U riktheva në punë dhe Kaimana po dëgjon muzikën ekskluzivisht”, ka shkruar këngëtarja.
Linda ka vetëm 5 javë që ka lindur dhe i është rikthyer normalisht aktivitetit të saj të mëparshëm. Për më tepër ajo ka arritur të kthejë sërish format trupore dhe duket njësoj si më parë. Të gjithë u çuditën kur pamë trupin e saj pas lindjes, sikur kjo gjë të mos kishte ndodhur. Në nëj poostim të fundit me fizikun si nënë ajo bëri një deklaratë pa doreza duke shkruar: “E pranoj ndjehem më seksi pasi linda një fëmijë”, ndësi të cilën ajo e përshkruan si të paimagjinueshme. Kujtojmë se Kaimana është fryt i dashurisë së këngëtares me reperin e njohur amerikan, Davon Edwards./Panorama Plus