“Linda Halimi ndahet me burrin”/ Këngëtarja shqiptare u jep fund thashethemve: Hajde more për hajër, vetëm edhe…

Linda Halimi ka regauar pas lajmve që qarkulluan që këngëtarja është ndarë nga partneri. Ao e ka mohuar lajmin duke thënë se ata kanë një djalë dhe se ndihet shumë e lumtur.

Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtarja shqiptare, Linda Halimi është ndarë nga bashkëshorti i saj amerikan.

Aludimet nisën pasi këngëtarja u kthye në Kosovë e sidomos pasi kjo e fundit, fshiu të gjitha fotot që kishte dalë me partnerin e saj, reperin Big D, nga rrjetet sociale. Sigurisht që lajmet nuk mund të kalonin pa rënë në sytë e këngëtarës e cila së fundmi ka reguar.

Në një postim në ‘Instastory’ Halimi ka ironizuar të gjitha lajmet në lidhje me ndarjen nga reperi duke thënë se nuk është e vërtetë ajo që thuhet.

“Lindita Halimi ndahet me burrin… Hajde more për hajër. Vetëm edhe 1 djalë mundësisht ‘me letra’ me gjet edhe rehat!”– shkruan ajo.

Edhe pse këngëtarja është kthyer në vendëlindjen e saj, kjo nuk ka të bëj me ndarjen nga bashkëshorrti, përkundrazi duket se gjërat mes tyre shkojnë më së miri. Këngëtarët janë prindër të një vajze të vogël, Kaimana dhe jetojnë së bashku në Amerikë.

(A.K.Dosja.al)