Linda Halimi, gati për operacionin e parë plastik
Ndonëse ndërhyrjet estetike ndër radhët e personazheve të njohur tashmë nuk janë më diçka për t’u surprizuar, figurat e ekranit janë ndarë në dy grupime: ata të cilët i pranojnë ndryshimet në fizik falë bisturisë dhe ata të cilët i mohojnë ato.
Lindita Halimi duket se bën pjesë në grupimin e parë, ndonëse ende nuk ka treguar rezultate konkrete. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, këngëtarja shprehet e emocionuar për ndërhyrjen që do të kryejë. “Çfarë mendoni se do të bëj?”, ka shkruar ajo, duke dhënë dy opsione për ndjekësit: gjoksin apo vithet? Për Linditën, tashmë fiziku është tejet i rëndësishëm, e këtë ajo na e ka treguar jo vetëm nëpërmjet humbjes së kilogramëve të tepërt për një kohë relativisht të shkurtër, por edhe me videot në palestër që preferon shpesh të ndajë me ndjekësit.