Linda Halimi e thotë troç pse nuk mori pjesë në Big Brother: Kam fatura për të paguar, s’mund të rri 100 ditë pa u paguar
Në një intervistë për “Big Brother VIP”, Lori Hoxha ka zbuluar detaje nga edicioni i parë që do të nisë së shpejti. Ndër të tjera, ajo zbuloi dhe kërkesën më të çuditshme të një prej personazheve VIP që ishte ftuar për të qenë pjesë e këtij “reality show”.
Lori tha që personazhi në fjalë ka kërkuar ta marrë edhe fëmijën e vogël me vete.
“S’e kemi pranuar të marrë fëmijën me vete. E menduam dhe thamë që s’është etike dhe ishte jashtë rregullave”, u shpreh Lori Hoxha.
Këtë gjë e bëri të ditur vetë ajo përmes një statusi të bërë publik në “Instagram” ku tregoi se e kishte marrë në konsideratë pjesëmarrjen, por që kishte kërkuar që pjesë e saj të bëhej dhe e bija pasi nuk mund të rrinte 100 ditë pa të.
“Yep it was me 😰😂 #bigbrotheralbania #bigbrother
S’mund ta leja Kalamonin 100 dite pa mamin”, ka shkruar Linda.
View this post on Instagram
Ndërkohë, e pyetur nga Alban Ramosaj në koment se a do të jetë pjesë e programit, ajo u përgjigj se këtë vit jo pasi ka fatura për të paguar.
“Jo këtë vit. Nuk mund të rri 100 ditë pa paguar! Nuk kishte oferta pagese për t’u bërë pjesë, thjesht “shpresë” për të fitur 100 mijë euro dhe unë kam fatura për të paguar”, u përgjigj ajo. /Iconstyle