Linda Halimi me bikini, do të çuditeni nga beli i hollë pas dobësimit


Dikur peshonte 100 kilogramë, kurse sot i çudit të gjithë me trupin perfekt, aq sa nuk duket reale. Fjala është për këngëtaren e njohur Linda Halimi, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka postuar disa foto me bikini në plazhet e Floridas, ku bie në sy më shumë për belin e hollë, që duket i pabesueshëm nëse e krahason me fotot kur ishte mbipeshë, në fillimet e karrierës si këngëtare. Këngëtarja e cila ka arritur perfeksionin në pamjen e saj, është e martuar me reperin Big D. Ajo ka treguar për median se ia doli të heqë kilet në sajë të regjimit ushqimor, dietave dhe ushtrimeve fizike. /Story.al/