Linda Flloko, kopje e Vera Grabockës edhe në stil

Linda Flloko është vajza e vetme e regjisores së njohur Vera Grabocka dhe aktorit, Timo Flloko. Ka qenë grimierja Lili Ismajli që ka sjellë në vëmendjen e publikut vajzën e çiftit të njohur, ndërsa ka postuar dy foto të saj në Los Angeles, pasi ka përfunduar grimin. Linda tashmë nënë duket kopje e mamasë së saj Vera, jo vetëm në pamje por edhe në stilin e veshjes. Streçet e ngushta që i nxjerrin në dukje këmbët e bukura, dhe xhaketa sipër bluzës janë kombinimi që ia kemi parë shpesh veshur Grabockës. /Story.al/