Lind foshnja e parë me koronavirus
Mjekët në qytetin Wuhan kanë konfirmuar një foshnjë me koronavirus, i lindur nga një grua e infektuar.
Ky rast rrit mundësinë që virusi të kontraktohet në mitër. Pas diagnostikimit, foshnja është transferuar në spitalin e fëmijëve në Wuhan, i cili është përshtatur për të kuruar të gjithë fëmijët e infektuar.
Transmetuesi shtetëror i Kinës Televizioni Qendror duke cituar burime nga spitali, thotë se shenjat jetësore të kësaj foshnje janë të qëndrueshme.
Autoritetet e Hong Kongut kanë forcuar më tej kufizimet e udhëtimit nga Kina kontinentale: duke filluar nga e shtuna, të gjithë vizitorët në kontinent do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme.
Ndërkohë, autoritetet kineze vazhdojnë të kufizojnë udhëtimin në distanca të largëta dhe u kërkojnë gjithnjë e më shumë njerëzve në disa qytete që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Media e kontrolluar nga shteti raporton se Presidenti Xi Jinping vlerësoi “efektin pozitiv” që ai beson se kanë për masat e parandalimit dhe të kontrollit dhe thotë “i sigurt” se ata mund të fitonin atë që ai e quajti “luftë” në Wuhan.