Limoz Dizdari ia doli! Prej disa javësh në luftë për jetën, shpëton nga intubimi. Dalin fotot e para nga spitali. Vajza postim rrëqethës: Unë u përgatita për…
Kompozitori i njohur Limoz Dizdari ka arritur të dalë nga intubimi pas një lufte për jetën, që prej datës 2 maj, kur pësoi dhe një infarkt akut të përgjithshëm.
Lajmin e mirë e jep vajza e tij Alda, në një postim në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar dhe fotot e para nga spitali “Shefqet Ndroqi” të Limoz Dizdarit, ku shihet mes mjekëve.
Alda Dizdari tregon momentet e dhimbshme që kanë kaluar ndërsa i ati ishte në intubim.
“U vendos me shume shpejtesi qe zemres ti viheshin kater unaza per te bere te mundur fuksionimin e saj dhe ne date 13 Maj ne familjaret nenshkruam lejen qe ai te futej ne operacion i intubuar. Une bleva bileten dhe u pergatita per nje funeral”, tregon ajo mes të tjerash në një postim shumë emocionues.
“Por mjeket bene mrekulli ate dite, mjeket por edhe shpirti I pamposhtur I tim eti. Ata e permbushen me sukses operacionin dhe ai jetoi. Nje staf I tere iu dedikua per jave te tera”, thekson Alda teksa shpreh falënderimet për stafin e spitalit.
Postimi i Alda Dizdari
Nuk kam fjale te falenderoj mjeket dhe gjithe stafin ne Reaminacionin e Spitalit Shefqet Ndroqi (Sanatoriumi) te cilet si heronj te vertete luftuan dhe sollen ne jete babin tone Limos Dizdari.
Ai ishte I intubuar qe nga data 2Maj dhe shume shpejt u pa se kishte jo vetem mushkrite pa funksion po edhe nje zemer qe kishte bere infarkt akut te pergjighshem.
U vendos me shume shpejtesi qe zemres ti viheshin kater unaza per te bere te mundur fuksionimin e saj dhe ne date 13 Maj ne familjaret nenshkruam lejen qe ai te futej ne operacion i intubuar.
Une bleva bileten dhe u pergatita per nje funeral.
Por mjeket bene mrekulli ate dite, mjeket por edhe shpirti I pamposhtur I tim eti.
Ata e permbushen me sukses operacionin dhe ai jetoi. Nje staf I tere iu dedikua per jave te tera.
Me shume dashuri, entusiazem, bene cdo gje, bile edhe e mbushen sallen e reaminacionit me muziken e tij, qe ti ngrinin humorin.
Nje nder njerezit me te spikatur, qe sa here hynte ne salle perconte drite, force dhe shprese ishte doktoreshe Alma Cami, e paperkulur, asnjehere e ndrydhur nga momentet delikate ku jeta e pacientit ndodhej.
Ajo I dha force atij, stafit te saj dhe gjithe neve. Ishin shume njerez qe takova ato dite, nga doktoresha e zemres Nevila Caushi, Doktor Agroni, doktoreshe Marjeta, kryeinfermieria Klementina, Infermieret Ana, Mira, Eneida, Sametin, fizioterapistet Sergio dhe Bruno dhe sanitaret Moza dhe Etleva.
Te gjithe dhane cdo gje, punuan nate e dite dhe pacienti I tyre rreagoi, ai filloi te permiresohet.
Dhe une, e pergatitur per nje funeral, pashe me syte e mi si babin e ngriten dhe sheruan keta heronj te heshtur, per te cilet nuk para duam te mendojme, se na kujtojne momente te veshtira. Por per mua ata do te mbeten perhere ne mendjen dhe zemren time!
Ju faleminderit pa fund te gjitheve! Nje dite do te vij dhe do te luaj nje koncert vetem per ju dhe te shpreh mirenjohjen time me te vetmen menyre qe di, me muzike!