
Lilibet bën 1 vjeç, Harry dhe Meghan publikojnë foton që prisnim të gjithë
Princ Harry dhe Meghan Markle janë treguar shumë diskret për jetën e tyre private dhe fotot me fëmijët kanë qenë shumë të rralla. Megjithatë në ditëlindjen e parë të Lilibetit, çifti e ka thyer këtë rregull. Ata kanë postuar një foto të vogëlushes, të realizuar nga fotografi Misan Harriman.
Në foto Lilibet shihet duke buzëqeshur, e veshur me një fustan bojëqielli, në një piknik që çifti organizoi në Frogmore Cottage në Windsor.
Harry dhe Meghan thanë se ishin tepër të prekur nga urimet e ditëlindjes që morën për vajzën.