Lil Wayne i jep zyrtarisht fund beqarisë?

Pas një lidhje katër vjeçare me Denise Bidot, Lil Wayne ka vendosur t’i jap fund beqarisë duke u martuar në fshetësi të mediave.

Reperi Lil Wayne dhe Denise Bidot kanë mbushur mediat rozë me thashethemin e një martesë në fshehtësi mes të dyve.

Prej katër vitesh së bashku, është raportuar që çifti kohët e fundit ka patur disa ulje në marrëdhënien e tyre. Madje nga të dy kemi parë herë pas here njoftime se ishin ndarë dhe pastaj shfaqeshin përsëri me njëri-tjetrin.

Por postimi i fundit nga Wayne ka qënë ai që kanë ngritur dyshimin.
Në postimin e tij, këngëtari i njohur shkruan se për ta po nis një fillim i ri dhe që do të jetë gjithmonë bashkë.

Kjo na bën të mendojmë se çifti mund të kenë kurorëzuar dashurinë e tyre dhe nuk e kanë bërë akoma publike, dhe pse në fjalët e tij reperi e shpreh qartazi një të ardhme të përbashkët me Bidot.

”Unë jam personi më i lumtur. Sot është fillimi i “përgjithmonë” i jonë. Përgjithmonë; Gjithmonë; Gjithmonë dhe përgjithmonë! Carter ,” shkruan Wayne.

(o.l./dosja.al)