Ligji i Tërheqjes: Si ta përdorësh “magjinë” për të transformuar jetën tënde…?
Kur kemi të bëjmë me ligjin e tërheqjes, ne përdorim tri hapa bazë për kërkesat tona.
1. Hapi i parë është kërkesa. Ne fillojmë të formulojmë në mendje dëshirat dhe në këtë hap, nisim t’i shkruajmë ose t’i shprehim me fjalë këto dëshira.
2. Hapi i dytë është besimi, në të cilin besojmë se mund t’i realizojmë dëshirat tona dhe mendojmë se si do të reagonim, nëse ato do të bëheshin realitet.
3. Hapi i tretë është pranimi, në të cilin ne marrim atë që e kërkojmë nga universi.
Por si mund ta përdorim magjinë për të transformuar jetën tonë?
Magjia përkufizohet si fuqia që kemi për të ndikuar në ndryshimin e drejtimit të gjërave, përmes forcave të mbinatyrshme ose të mistershme. Magjia dhe lutja janë instrumentat e nevojshëm për të arritur objektivat në jetë. Ajo funksionon përmes fjalëve tona, të cilat kanë fuqi të madhe. Me anë të energjisë së fjalëve tona, mund ta përmirësojmë jetën tonë duke u orientuar drejt dashurisë, lumturisë dhe suksesit dhe duke u larguar nga dhimbja dhe trishtimi.
Fjalët tona ndikojnë edhe në jetën e personave që na rrethojnë, për mirë ose për keq. Nëse ndalojmë për t’i analizuar gjërat, mund ta kuptojmë se përmes fjalëve tona, ne mund të sjellim ndryshime magjike në jetën e të tjerëve. Në fakt, ta njohësh një truk të tillë është diçka, por të kuptosh se çdo fjalë, çdo mendim dhe çdo veprim ndikon në ato çfarë tëërheqim në jetën tonë, është mençuri. Kjo gjë na bën të reflektojmë lidhur me sjelljen tonë dhe, në një farë mënyrë, na displinon në mënyrë pozitive. Në vazhdim do të mund të lexoni disa sugjerime për ta ndryshuar jetën tuaj dhe të atyre që të rrethojnë.
1. Ndalojeni zakonin e të mbajturit në gojë të tjerët apo të paragjykimeve. Kërkojini falje atyre që u bëni keq, sepse e keqja nuk sjell në fund asnjë të mirë, për asnjë nga palët.
2. Vlerësojeni veten dhe njerëzit rreth vetes, duke kërkuar të jeni më pak kritik dhe më tepër mirënjohës për bekimet në jetën tuaj.
3. Flisni në mënyrë më pozitive për jetën tuaj, pavarësisht situatës që po kaloni. Jeta juaj sot është manifestim i mendimeve tuaja dje. Jini pozitiv në mendime dhe veprime dhe do të jetoni një jetë pozitive.