Lidhja që zgjati pak muaj, Ariana Grande ndahet nga komediani
Këngëtarja e famshme Ariana Grande dhe komediani Pete Davidson i kanë dhënë fund lidhjes. Sipas TMZ-së, një ditë më parë çifti janë ndarë pas disa muajsh së bashku. Herën e fundit që Grande dhe Davidsoon janë fotografuar bashkë, është vënë re që tatuazhi me veshë lepuri që Pete kishte bërë pas veshit, si dedikim për Ariana-n, ishte zëvendësuar nga një zemër. Ndërkohë këngëtarja kohët e fundit u përball me një lajm shumë të hidhur, pasi ish-i dashuri i saj Mac Miller u nda nga jeta në moshë të re nga overdoza, sipas Panorama Plus. Gjithashtu Ariana shkroi disa mesazhe emocionuese, ku shprehej se po kalonte një kohë të vështirë dhe lutej për një ditë të mirë. Pavarësisht se lajmi i ndarjes ka pushtuar mediat, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar ende publikisht.