Lidhja që mban peng Rike Roçin, në krah të muzikantit pas disa ndarjesh
Ish-lojtarja më seksi ndër vite e “Big Brother”, Rike Roci ka festuar ditëlindjen e saj pak ditë më parë në një restorant të shtrenjtë në Novara, ku kishte mbledhur familjen, të afërmit e shoqërinë, foto me të cilët i ka ndarë edhe në Instagram. Modelja shihet e veshur me shumë stil me fustan-xhaketë dhe çizme të gjata, e si gjithmonë në formë të shkëlqyer fizike. Rike shfqet shumë e lumtur teksa feston mes personave të saj më të dashur, dhe dhuratave të shumta të markave të shtrenjta. Në tortën ku Rike ka shuar qiririn mungonte mosha e saj, por nga një përllogaritje e moshë së deklaruar në “BB”, mendohet se mund të ketë pasur 30-vjetorin. E ndërkaq në festë, ka bërë përshtypje prania e një personi special në jetën e saj, për të cilin u tha se ajo ishte ndarë në fund të vitit të kaluar apo në fillim të këtij viti. Fjala është për të dashurin italian prej 10 vitesh, Dj-in italian, Luca Binatti. Pak i ndryshuar në pamje dhe me më pak kilogramë djali simpatik shfaqej në krah të Rikes, duke na dëshmuar se ata janë rikthyer sërish bashkë pas disa ndarjeve të herëpashershme. Në lidhje me këtë histori këto vitet e fundit Rike ka vendosur të heshttë, por tifozja e zjarrtë e “Euro 2016”, preferoi t’i hidhte benzinë zjarrit gjatë një interviste që për mediat shqiptare në muajin prill. E pyetur nëse ishte në një lidhje dashurie pas lajmeve për ndarjen nga Luca, ajo dha një përgjigje që i befasoi të gjithë duyke u shprehur: “Një femër si unë s’mund të rrijë vetëm”. Në ekranin shqiptar Rike u rishfaq në pranverë si konkurrente për të dytën herë e “Dancing with the Stars Albania”. Pronarja e një salloni bukurie në Milano, u pa dhe në “Procesin Sportiv” të Edi Manushit tek fliste me statusin e tifozes tashmë me famë në botë. Në një nga intervistat e saj, deklaroi se sa i takonte statusit personal, tashmë ishte single, duke thënë se ishte ndarë nga partneri i saj, Dj-i italian, Luca Binatti. Por kujtojmë se historia e saj e dashurisë nuk është si gjithë të tjerat, nga ato të zakonshmet që kur përfundojnë, nuk ka kthim pas.
10 vitet me ndarje e ribashkime të Rikes me muzikantin
Fiks para një viti, ish-lojtarja më seksi e “Big Brother”, u rikthye tek ish-i dashuri “legjendar”, pasi e kishte deklaruar në media ndarjen. Mesa duket, për durrsaken e pëlqyer që jeton në Itali prej 24 vitesh, ishte e pamundur të hidhte pas krahëve 1 dekadë histori, kështu që ajo u kthye sërish në krahët e ish-it pas dy vite ndarje. Shenja e parë e rikthimit tek italiani i pashëm ishte kur Rike Roci u arratis në Ibiza, direkt pasi u tha se ishin fejuar në privatësi të plotë, nisur nga disa foto ku u pa që në gisht mbante dhe një unazë fejese. Vajza që mori famë në Itali si tifozja më e bukur dhe seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”, ka deklaruar se me Luca-n u lidhën para një dekade. Historia e saj e bukur me Dj-in italian e bë e njohur gjatë kohës që Rike ishte pjesë e “Big Brother”, shoqëruar me disa foto vërtet mbreslënëse pranë njër-tjetrit, ndërsa ishin duke marrë rreze në plazh. Ata dukeshin shumë të lumtur, por nuk dihet pse u ndanë në verën e vitit 2015-të, për t’u rikthyer sërish në prag të verës 2017-të. Ndërkohë, ai vit rikthimi ishte thjesht sa për të plotësuar shifrën 10, pra, një dekadë të plotë të historisë së tyre me ndarje e ribashkime. Flitet, se distanca dhe xhelozia është nga arsyet e ndarjeve, për faktin se ish-i dashuri udhëton shpesh nëpër botë ku performon në club-et e natës. Vlen për t’u theksuar, se ai gjatë kësaj periudhë nuk është komentuar kurrë për flirt apo lidhje me vajzë tjetër, pasi thuhej se dashuria e tij e vetme ishte Rike. Ndërkaq pushimet e fundit luksoze të Rike Rocit me muzikantin italian Luca Binatti ishin ato të verës së kaluar. Ajo u arratis në muajin korrik 2017 në Ibiza për pushimet e verës, nga ku postoi fotot me bikini. Ajo jo vetëm që dukej bukur me linjat pas dobë- simit, por ndihej në qiellin e shtatë duke shijuar relaksim në destinacionin luksoz. Nuk munguan komplimentet nga ndjekësit për të. Edhe pse ajo nuk e zbuloi me kë po pushonte, sipas burimeve të gazetës “Panorama Plus”, u fol se pas gati dy vjetësh ajo iu rikthye pushimeve në Ibiza me DJ italian. Kjo, për faktin, se në këtë destinacion turistik ai kishte dhe të përqendruar axhendën e tij koncertore në verë si DJ. E pas dy ndarjeve në 2015 e 2017-ën ata shihen sërish bashkë në ditën më të rëndësishme të jetës për Riken, ditëlindjen e saj. Ndoshta ky fakt tregon se dashuria e tyre është fortë dhe ata s’mund të shkëputen dot nga njëri-tjetri./Panorama Plus