Lidhja problematike, The Weeknd bën urimin special për Bella Hadid

Bella Hadid dhe The Weeknd kanë një histori të gjatë dashurie, me shumë ndarje dhe ribashkime, por më në fund duket se kanë gjetur qetësi. Të dashuruar më shumë se kurrë, në çdo dalje të tyren së bashku, paparacët kanë fotografuar çaste romantike. Këtë herë këngëtari i suksesshëm ka vendosur që të tregojë publikisht sa i lumtur është me një dedikim dashurie për partneren e tij, Bella, shkruan Who. Në një grup fotosh dhe videosh me momente speciale të të dyve, ai ka zgjedhur të shkruajë: “Gëzuar ditëlindjen engjëll!”. Më të ëmbël se kaq nuk e kemi parë The Weeknd përveçse në momentet kur këndon dhe vë shpirtin në performanca.