Lidhja mes tyre duket shumë serioze: Rihanna del për darkë bashkë me të dashurin, nënën dhe vëllain

Tashmë marrëdhënia mes Rihanna-s dhe të dashurit të saj, Hassan Jameel, është e konsoliduar dhe duket tepër serioze. Së fundmi këngëtarja është shfaqur në publik me të dashurin, nënën, Monica Braithwaite dhe një nga vëllezërit e saj.

Të katërt kanë shijuar një darkë me ushqime deti dhe mish në një restorant të ri në Kaliforni. “Ata qëndruan atje për disa orë deri sa u errësua. Rihanna dhe Hassan dukeshin shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit”, kanë thënë persona që kanë qenë të pranishëm në restorant për “Us Weekly”.

Këngëtarja e njohur dhe biznesmeni nga Arabia Saudite janë përfolur për lidhje që nga korriku i 2017-tës dhe gjatë gjithë kësaj kohe janë përpjekur që ta mbajnë marrëdhënien e tyre sa më larg syrit të publikut.

Rihanna e pranoi për herë të parë se është e dashuruar me Hassan në një intervistë në qershor të 2019-tës, ku pohoi publikisht se është në një lidhje me të. Ajo ka treguar se dëshiron shumë që të ketë edhe fëmijë në të ardhmen me të dashurin, por nuk ka bërë asnjë plan, madje as për martesë, duke ja lënë gjithçka në dorë fatit. /revistawho.com