“Lidhja jonë është e shenjtë”- Jennifer Lopez e bekuar që u rikthye me Ben Affleck: Kjo është një mundësi e dytë! Do bëj gjithçka për ta…

Jennifer Lopez ndihet “kaq me fat dhe krenare” që po i jep një shans të dytë marrëdhënies me aktorin, Ben Affleck.

Ylli i “Hustlers” foli për ribashkimin me ish të fejuarin në një intervistë për People dhe e konsideroi ‘bekim’.

“Ndihem shumë me fat, e lumtur dhe krenare që jam me të”, tha ajo për revistën.

Më pas vazhdoi: “Është një histori e bukur dashurie që ne i dhamë një shans të dytë”.

52-vjeçarja pranoi se lidhja e tyre e parë dhe ndarja ishte shumë mediatike, e kjo i ka bërë që këtë herë të jenë shumë më të përgatitur se si të trajtojnë jetën private në sytë e publikut.

“Jemi shumë të lumtur dhe nuk duam që diçka të ndikojë sërish tek marrëdhënia jonë. Jemi më të mëdhenj, më të zgjuar dhe kemi më shumë eksperiencë”, shpjegoi Lopez. “Gjërat në jetën tonë kanë ndryshuar, kemi fëmijë dhe jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra. Jemi shumë protektivë sepse po kalojmë një kohë të bukur së bashku.”

Aktorja u shpreh se do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbrojtur marrëdhënien e tyre, pasi si ajo ashtu edhe 49-vjeçari e konsiderojnë të shenjtë.

“E meriton, me të vërtetë”, tha aktorja.

JLo u theksoi se kapitulli Bennifer 2.0 është krejtësisht i ndryshëm nga romanca e tyre e parë.

“Është ndryshe nga ajo e shumë viteve më parë. Kur gjen dikë që e do vërtet dhe të jepet një shans të dytë është një gjë vërtet e rrallë, e çmuar, e bukur dhe ne nuk e marrim si të mirëqenë”, tregoi ajo.

Lopez, e cila u ribashkua me Affleck vitin e kaluar pas ndarjes së saj me ish i fejuari Alex Rodriguez, pranoi se bashkimi i familjeve mund të jetë e vështirë, por “dashuria” e tyre e bën më të lehtë.

Aktorja ka dy fëmijët binjakë me ish-burrin Marc Anthony ndërsa Affleck ka tre fëmijë me ish-gruan Jennifer Garner.

“Unë sinqerisht besoj se dashuria sundon gjithçka. Ka të bëjë me faktin, se sa i dashur, i hapur dhe pranues mund të jesh. Duke mos pasur një ego për gjërat dhe thjesht duke përqafuar të gjitha të mirat, duke parë gjithmonë pozitiven. Kur je në një marrëdhënie të mirë dhe të shëndetshme, të gjithë përfitojnë nga kjo. Të gjithë. Teksa e shoh sot çfarë njeriu, babai dhe partneri është bërë, mendoj se ai është gjithçka që kam dashur të jetë”, shpjegoi JLo.

/Panoramaplus.al