Lidhja e tyre në krizë? Fero fshin Arbenitën nga “Instagram”-i, ja si reagon modelja seksi

Fansat e reperit, Fero dhe të modeles, Arbenita Ismajli, kanë nisur të dyshojnë për një krizë në marrëdhënien e çiftit.

Kjo për shkak se ata Fero ka vendosur që të mos e ndjekë të dashurën në rrjetin social “Instagram”. Nuk e dimë nëse kjo është sërish një lojë e tyre, ashtu siç bënë pak muaj më parë, ku më pas thanë se janë më të dashuruar se kurrë.

Fero-2

Në profilin e Feros në “Instagram” vihet re se ai i ka hequr të gjithë personat që ndiqte, duke përfshirë edhe Arbenitën.

Teksa Arbenita ka postuar një foto të saj, një fanse i ka vënë në dukje se reperi i ka bërë “unfollow”. Modelja vazhdon ta ketë reperin, por te profili i saj vihet re një tjetër detaj.

Fero-3

Arbenita dhe Fero kanë fshirë të gjitha fotot që kanë dalë së bashku. Në asnjërin prej profileve të “Instagram”-it nuk gjendet një foto ku ata janë bashkë.