Lidhja 3-vjeçare dhe fiksimi për Lorik Canën, moderatorja: Më vjen keq që do t’u them fëmijëve se babain e tyre e kam njohur në…

Ish-Miss Globe dhe moderatorja e njohur Sara Gjordeni ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

Në bisedën e tyre, Sara pranoi për herë të parë që ishte në një lidhje, dhe në muajin Shkurt, çifti do të festojnë tre vite të dashuruar.

Por si u njoh Sara, me partnerin?

Moderatorja shprehet se historia e tyre nisi nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Po jam ne nje lidhje dhe ky djali me ka pare si jam ne te vertete. Une dua thjesht ta shoh veten nje here me floke roze…ne shkurt bejme 3 vite. Kam pasur edhe nje lidhje me perpara kesaj qe jam tani, ishte personazh publik dhe kur u be publike ajo gjeja te gjitha vajzat u turren dhe nuk e di pse ndodh shumwe shpesh ky fenomen qe nese nje djale i ri del atje jashte le te themi dhe te gjitha shkojne i shkruajne e ngacmojne. Jam munduar ta ruaj se edhe ai nuk eshte nje person qe i pelqen vemendja e te tjereve.

Më vjen keq që do tu them fëmijëve të mi që babain e tyre e kam njohur në Instagram. 

Ne rrjetet sociale megjithate e bukura ishte se ne ishim në të njëjtin universitet, shiheshim shume shpesh dhe nuk e dija qe ishte ai kur me shkruante se profilin e kishte te mbyllur. I ktheja përgjigje një here në 3-4 ditë. Dhe kur jemi takuar për here të parë, u habita. Rrjetet sociale jane ajo pjese me e paket e rutines sone edhe pse jemi njohur aty”, tregon Sara.

E pyetur per personazhin e njohur qe e ka fiksim Sara u pergjigj:

“Lorik Cana gjithmone me eshte dukur shume i pashem, nuk e di mua me pelqen”.