Lidhja 2-vjeçare e Dua Lipës dhe Anwar Hadid në krizë! Arsyet pse çifti po shkon drejt ndarjes

Lidhja 2-vjeçare e Dua Lipës dhe modelit Anwar Hadid është në krizë. Burime pranë çiftit thonë se këngëtarja 26-vjeçare dhe i vëllai i supermodeleve, Bella dhe Gigi Hadid, po shkojnë drejt ndarjes.

Ylli i popit dhe modeli u lidhën në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë kanë qenë të pandarë, madje një pjesë të pushimeve verore i kaluan në Shqipëri.

Dashurinë për njëri-tjetrin e kanë treguar edhe në rrjetet sociale, ku kanë publikuar shpesh foto e video së bashku.

Megjithatë, thuhet se aktualisht gjërat mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid nuk po shkojnë mirë për shkak të angazhimeve të tyre në punë dhe orareve të ngarkuara.

“Çifti hodhi idenë për të bërë pauzë në marrëdhënien e tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtuarit kaq shumë dhe të qëndruarit larg për shumë kohë rezultoi e vështirë për ta”, tha një burim për The Sun. “Marrëdhënia e tyre po kalon në krizë”.

Çifti ende nuk kanë reaguar ndaj këtyre thashethemeve që qarkullojnë në mediat rozë, ndërsa prej disa javësh nuk publikojnë foto në shoqërinë e njëri-tjetrit.

/Panoramaplus.al