Liberta Spahiu pa reçipeta, nuk njeh veten para pasqyrës

Moderatorja e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu shquhet jo vetëm për bukurinë, por edhe inteligjencën. Ajo shpesh poston foto ku bën pyetje për çështje ekzistencialiste duke bërë shpesh autoironi. Së fundi ka postuar një album fotosh me një veshje të zezë, ku bie në sy pjesa transparente e bustit pa reçipeta. E pozicionuar para pasqyrës ajo shkruan: “Pasqyrë moj pasqyrë… A ju ka ndodh ndonjëherë me u kqyr në pasqyrë e me thënë vet me veti: “Kush jam unë? Nga vij dhe ku po shkoj?”. Në një interpretim filozofik, Liberta nënkupton se shpesh njeriu nuk e njeh veten para pasqyrës, ndërkohë që i fton ndjekësit ta ndjekin në ekran të shtunën. Në statuset e saj bie në sy fakti që Liberta preferon të shkruajë në gegërisht. /Story.al/