Liberta Spahiu mahnit me linjat trupore, pozon “topless” nga pushimet në Greqi
Prezantuesja Liberta Spahiu po shijon disa ditë pushimi në ishullin Mykonos të Greqisë.
36-vjeçarja vendosi të ndajë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe, në të cilat shfaqet mjaft seksi.
Liberta vendosi të pozojë me kurriz nga kamera dhe gjysmë e zhveshur, duke treguar linjat perfekte trupore, që shumë vajza do t’i dëshironin.
Më herët, Spahiu ka treguar që kujdeset për trupin e saj jo vetëm duke u ushqyer shëndetshëm, por edhe duke u stërvitur.
Në njërën foto, ajo tregoi edhe të pasmet e formësuara, teksa qëndronte e shtrirë buzë pishinës.
“Këtu shkon fjalia… ku rafsha, mos u vrafsha”, mbishkroi postimin prezantuesja e njohur.
Liberta është shquar për paraqitjen plot stil, për të cilën ndjekësit në rrjete sociale e komplimentojnë herë pas here.
Gjithashtu, ajo pranoi se është një partnere shumë xheloze, ndërsa në lidhje me ndërhyrjet estetike, prezantuesja sqaroi një herë e mirë se buzët e saj janë natyrale.