Liberta Spahiu kërcënon se do t’i zhdukë nga faqja e dheut, kush e acaroi moderatoren
Moderatorja e njohur Liberta Spahiu ka publikuar një foto nga pushimet e saj në Dubai, por këtë herë bashkangjitur fotos ishte një paralajmërim për të gjithë ata që e ndjekin. Të gjithë e dimë se për një personazh publik, kundërshtimet për aspekte të ndryshme të jetës së tyre janë të shpeshta.Po ashtu edhe komentet që ndonjëherë nga negative kthehen në fyese. E lodhur nga të tilla gjëra, Liberta ka shkruar vendimin që ka marrë. “Mirëmëngjesi njerëz. Çfarë bëtë?! Desha t’ju tregoj diçka, miqve, dashamirësve, atyre që m’i shohin fotot fshehurazi dhe atyre me profile false që ndonjëherë harrojnë fjalëkalimin e tyre, çdo koment me përmbajtje negative, fyese, apo frustruese do të zhduket nga faqja e dheut. Pse? Shumë thjesht!, shkruhet në Prive. Është Instagrami im dhe unë bëj çfarë të më dojë qejfi! Ditën e mirë. Faleminderit!”, ka shpjeguar me detaje moderatorja. Kujtojmë se Liberta prezanton emisionin “Prive”, sezoni i fundit i të cilit u mbyll vetëm pak javë më parë.