Liberta Spahiu flet për Flori Mumajesin: Është gjeni, mund të jem nuse në Tiranë

Me rastin e Vitit të Ri Liberta Spahiu është vendosur në rolin e të intervistuarës, duke iu përgjigjur 50 pyetjeve së emisionit të saj “Prive”. Mes tyre nuk kishte si të anashkalonte pyetjet për kantautorin Flori Mumajesi, me të cilin po flitet se janë në një lidhje. Ndërkohë që Flori është zhvendosur për të jetuar në Prishtinë këto kohë, nuk kanë munguar lajmet se arsyeja e zhvendosjes së tij ishte pikërisht Liberta. Kështu e pyetur në “Prive” se çfarë do të thotë Flori për të, Liberta Spahiu u përgjigj: “Gjeni, në atë çfarë bën”. Me pas pyetjes se a mund të jetë ajo nuse në Tiranë, i është përgjigjur: “Po, pse jo?!”